Vendosni fjalën kyçe....

Tifozi futet me flamurin e LGBT-ve në ndeshjen Gjermani-Hungari (PAMJET)


Protestë me ngjyrat e ylberit, para ndeshjes Gjermani-Hungari të mbajtur në Mynih, në mbështetje të të drejtave LGBT.

Në protestë, një spektator i veshur me një bluzë gjermane vrapoi në fushë me një flamur të ylberit, ndërsa luhej himni hungarez para ndeshjes.

Tifozë të tjerë gjithashtu tundën flamujt shumë ngjyrës gjatë ndeshjes në fazën e grupeve.

Kujtojmë se Uefa bllokoi “Allianz Arena”, stadiumin ku u zhvillua ndeshja nga ndriçimi me ngjyrat e ylberit, për shkak të një ligji anti-homoseksual i miratuar në Hungari.

Deputetët hungarezë votuan javën e kaluar për të ndaluar promovimin e homoseksualitetit për fëmijët nën 18 vjeç, si pjesë e një ligji kundër pedofilëve.

Gjermania dhe 13 shtete të tjera të BE-së kanë dënuar ligjin e ri, duke bërë që kryeministri hungarez Viktor Orban të anulojë një vizitë në ndeshjen e futbollit.

Jashtë stadiumit të Mynihut, u bë një fushatë për të marrë sa më shumë tifozë të jetë e mundur që të mbajnë afishe ose flamuj të LGBT-ve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *