Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: Së shpejti Berisha mund të shpallet “non grata” dhe nga BE


 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot nga Kuvendi se së shpejti ish-kryeministri Sali Berisha pritet të shpallet non-grata dhe nga Bashkimi Evropian.

“Gjej rastin të përshëndes tashmë vendimin e Komisionit Europian për të vijuar dhe ata në modelin e Shtetve të Bashkuara të Amerikës dhe të Mbretërisë së Bashkuar, për të sanksionuar personat e përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë.

Mendoj se do të ishte gjëja e duhur që Komisioni Evropian të ecë sa më shpejt në këtë drejtim. Përshëndes angazhimin e presidentes Ursula Von der Leyen, se vendet që aspirojnë të anëtarësohen duhet t’i tregojnë me gisht këta individë dhe besoj se rasti më flagrant është rasti i ish-kryeministrit të këtij vendi, i cili është shpallur non-grata nga SHBA dhe nga Mbretëria e Bashkuar dhe besoj se me këtë ecuri edhe nga Bashkimi Evropian.”- tha Balla.