Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë makina brenda garazhit në Fier, largohen banorët e pallatit (Video)


Një makina ka marrë flakë brenda një garazhi në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘1 Maji’ brenda garazhit të një pallati.

Në vend kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse të cilat po shuajnë flakët, shkruan BW.

Nuk dihet ende nëse djegia e makinës ka qenë aksidentale apo e qëllimshme.

Përveç makinës, flakë kanë marrë edhe disa goma që ndodheshin në garazh. Policia po largon banorët e kateve të para të pallatit.

*Video Credit: BW


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *