Vendosni fjalën kyçe....

“Paragjykimet ndaj Shqipërisë nga njerëz që nuk e njohin” – Rama e Sassoli në konferencë


Kryeministri Rama dhe presidenti i Parlamentit Europian, Sassoli, kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit në kryeministri.

Kreu i qeverisë tha se Sassoli kishte qenë një mik i vjetër i Shqipërisë dhe i procesit të integrimit të saj, teksa nuk harroi të ‘sulmojë’ ata që i quajti si njerëz që nuk e njohin Shqipërinë.

‘Dua të theksoj se miku i kahershëm i Shqipërisë, David Sassoli, ka qënë për disa vite kryetar i grupit të miqve të Shqipërisë në PE, me një kontribut shumë të vyer në përpjekjen për të formësuar një imazh të vërtetë të Shqipërisë duke u munduar në një luftë të vazhdueshme me paragjykime, me ato c’ka jemi mësuar për vite me radhë, të përsëritura nga njerëz që nuk e njohin Shqipërinë, por e përdorin për axhendat e tyre politike.’ – tha ndër të tjera Rama.

Presidenti i Parlamentit Europian nga ana e tij tha se BE-ja duhet t’i mbështesë shqiptarët në procesin e integrimit duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për një vonesë të përkohshme.

‘Ju përgëzoj për hapat që po ndërmerrni. Ne duhet të mbështesim shqiptarët drejt BE-së. Ndodhi një ngadalësim përpara fundit të viti, por procesi i anëtarësimit duhet të fillojë. Jam i bindur dhe unë që kjo është vetëm një vonesë. Lufta kundër kriminalitetit, rikuperimi, rimarrja e kapitaleve, janë nisma këto të domosdoshme. Kemi një fat të përbashkët. Do punojmë shumë për një të ardhme të përbashkët.’, theksoi Sassoli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *