Vendosni fjalën kyçe....

Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë


Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Uniformat blu bëjnë me dije se makina është në pronësi të shtetases me inicialet B. T., banuese në Vlorë.

Nuk dihet ende nëse zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti apo ka qenë i qëllimtë.

“Më datë 24.06.2021, rreth orës 03:00, në lagjen ‘Partizani’, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës ‘Audi’, në pronësi të shtetases B. T., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *