Vendosni fjalën kyçe....

Universiteti i Oksfordit teston ilaçin kundër parazitëve si kurë për personat me Covid-19


Universiteti i Oksfordit ka deklaruar se është duke testuar një ilaç anti-parazitëve si një trajtim të mundshëm për COVID-19, si pjesë e një studimi të mbështetur nga qeveria britanike që synon të ndihmojë në mjekimin e Covidit nga shtëpia.

Siç shkruan BBC, ivermectin po u jepet personave mbi 50 vjeç që kanë simptoma të Covidit për të parë nëse kjo mund t’i mbajë ata jashtë spitalit.

Studimi do të krahasojë rezultatet tek ata që i jepen ilaçet, me pacientët që marrin kujdesin e zakonshëm.

Ilaçi është bërë i diskutueshëm pasi është promovuar për përdorim në të gjithë Amerikën Latine dhe në Afrikën e Jugut, pavarësisht se është deri më tani është i paprovuar.

Studimet e mëparshme të Ivermectin kanë qenë përgjithësisht të vogla ose me cilësi të ulët.

Më së shpeshti ky ilaç përdoret për të trajtuar infeksione parazitare, ndërsa ka treguar se vret viruset në provëzat në laborator – megjithëse, në doza shumë më të larta sesa zakonisht përshkruheshin.

Megjithëse ka patur disa rezultate të hershme “premtuese” nga studime të vogla dhe vëzhguese, kryeinspektori i këtij studimi, Prof Richard Hobbs tha se do të ishte “e parakohshme” të rekomandohej Ivermectin për personat me Covid.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *