Vendosni fjalën kyçe....

Tifozët francezë ngatërrojnë destinacion, në vend të Budapestit përfundojnë në Bukuresht


Ndonjëherë disa shkronja bëjnë një ndryshim të madh, që në këtë rast është mbi 800 kilometra.

Kjo është një fatkeqësi që u ndodhi gjashtë tifozëve të kombëtares së Francës të cilët, duke ngatërruar emrin e Budapestit me atë të Bukureshtit, përfunduan në Rumani në vend të Hungarisë për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Francës.

Një gazetar nga gazeta rumune “Jurnalul National” i vuri re tifozët francezë, të çorientuar jo shumë larg mbështetësve të Ukrainës së mundur nga Austria të hënën në Rumani.

Tifozët kishin ngatërruar Budapestin me Bukureshin kur kishin prerë biletat duke përfunduar shumë larg vendit ku duhet të shkonin, shkruan Gazzetta.it.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *