Vendosni fjalën kyçe....

‘Eksperimenti’ në Australi, specia e rrezikuar zhduk specien tjetër pasi u çua në ishull për të shpëtuar


Djajtë e Tasmanisë që janë në rrezik në Australi kanë eleminuar një koloni vendase të pinguinëve dhe kanë shkatërruar faunën e zogjve të tjerë pasi u sollën në ishullin Maria në një përpjekje për t’i shpëtuar ata nga zhdukja për shkak të kancerit të kafshëve.

Sipas medias australiane, djajtë u prezantuan në ishullin e vogël në brigjet lindore të Tasmanisë në vitin 2012 për shkak të frikës se tumorit të fytyrës që u përhap, do të bënte që krijesat në fjalë të zhdukeshin plotësisht.

Ardhja e marsupialëve mishngrënës që mbijetuan dëmtoi keqazi koloninë e zogjve të ishullit, pasi grupi fillestar prej 28 djajsh në Maria u rrit në 100 në vetëm disa vjet.

Grupi i ruajtjes së ‘BirdLife Tasmania’ tha se në 2010-2011 kishte rreth 3,000 çifte pinguinësh të vegjël, speciet më të vogla të pinguinëve në Tokë që jetojnë në Australi dhe Zelandën e Re dhe që ndodheshin nëpër ishujt e parkut kombëtar.

Zyrtarët e parkut ‘dolën 18 muaj mbrapa dhe nuk mund të gjenin një pjellë të vetme pinguino në ndonjë nga kolonitë e njohura më parë të pinguinëve në ishull’, tha zëdhënësi i grupit Eric Whoehler.

“Pra, djajtë kanë zhdukur pinguinët. Të gjithë.” – tha Whoehler, duke shtuar se patat e Maria Cape Barren dhe pulat vendase gjithashtu kanë vuajtur nga mishngrënësit.

Whoehler më vonë i tha medias se ka gjithmonë ‘një ndikim katastrofik’ në një ose më shumë specie zogjsh kur gjitarët sillen në ishujt oqeanikë dhe humbja e mijëra pinguinëve është ‘një goditje e madhe’.