Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas motorin në Kamëz, humb jetën 30-vjeçari


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Blu”, ku një makinë është përplasur me një motor. Personi që po udhëtonte me mjetin më të vogël, 30-vjeçari F. H. fatkeqësisht nuk mundi dot t’i mbijetonte përplasjes.

“Me datë 22.07.2021, në bulevardin ‘Blu’ mjeti me drejtues shtetasin R. M., rreth 25 vjeç, është përplasur me mjetin motorr me drejtues shtetasin F. H., rreth 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorrit shtetasi F. H.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.