Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një pallat në Kamëz, evakuohen banorët


Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë katin e pestë të një pallati në Kamzë.

Për fat të mirë nga ky incident nuk ka njerëz të lënduar, pasi policia ka evakuuar banorët e pallatit dhe zjarrfikësit kanë ndërhytrë për të shuar flakët.

“Rreth orës 11:25, në Kamzë, ka rënë zjarr në katin e 5 të një pallati.

Sherbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale, pasi është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *