Vendosni fjalën kyçe....

“9 orë makthi” – Pastruesja shqiptare përdhunohet nga bullgari në Athinë, del në ballkon duke thirrur për ndihmë


Një grua shqiptare ka kaluar nëntë orë makthi një ditë më parë në Athinë, pasi u përdhunua nga një shtetas bullgar.

Mediet helene raportojnë se bullgari e mori me dhunë pastruesen shqiptare 51-vjeçare në Petralona në një apartament dhe e përdhunoi atë në mënyrë të përsëritur derisa gruaja arriti të arratisej, për të kërkuar ndihmë.  Pavarësisht kërkimeve të policisë, 35-vjeçari nuk ishte gjetur për t’u arrestuar.

Gruaja shqiptare ka treguar se kishte shkuar për të pastruar në një pallat në Petralona dhe u sulmua nga autori i krimit në orën 8:00 të mëngjesit. Ajo ishte në katin e parë kur bullgari doli nga apartamenti i tij, e tërhoqi brenda dhe më pas e përdhunoi deri në orën 17:00 të pasdites, kur ajo doli nga dera e ballkonit dhe filloi të thërriste për ndihmë.

Kalimtarët thirrën autoritetet e policisë të cilët fillimisht rrethuan zonën dhe më pas bastisën banesën ku nuk gjetën askënd pasi banori bullgar kishte arritur të largohej. Një ambulancë nxitoi në vendngjarje, duke e marrë gruan dhe çuar atë në spital.

Pasi ngjarja u bë publike, rrugët e kryeqytetit grek u mbushën ditën e djeshme nga aktivistë për mbrojtjen e grave, të cilët protestuan në lidhje me përdhunimin e 51-vjeçares shqiptare me thirrjet “Nuk je vetëm”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *