Vendosni fjalën kyçe....

Firmoset marrëveshja – Kosova dhe Shqipëria dakord për të ngritur Fondin e përbashkët për Luginën e Preshevës


Në mbledhjen e sotme të dy qeverive, Shqipëria dhe Kosova janë dakordësuar për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës.

Ministri i Jashtëm në detyre Gent Cakaj tha se mbështetja për Luginën e Preshevës dhe ngritja e çështjeve të shqiptarëve atje, do të vazhdojë pakursyer e në çdo rrafsh të mundshëm.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha: “Kemi vlerësuar se përmes implementimit të këtyre marrëveshje, siç është krijimi i fondeve të përbashkët në mbështeje të Luginës së Prshevës.”

“Kjo është thjesht e mrekullueshme:
Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë marrë vesh për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës.
Të mbahet parasysh: asgjë nuk përfundon këtu. Mbështetja jonë për Luginën e Preshevës dhe ngritja e çështjeve të shqiptarëve atje, do të vazhdojë pakursyer e në çdo rrafsh të mundshëm.”- shkruan Cakaj pas mbledhjes.

Kujtojmë se ditën e djeshme, kreu i partisë Alternativa për Ndryshim Shqiprim Arifi, kërkoi nga dy qeveritë Fondin e Solidaritetit për Luginën e Preshevës.

Ai shprehej se miratimi i Fondit për Solidaritetit mes dy qeverive prej 5 milionë euro do e ndihmonte shumë Luginën e Preshevës./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *