Vendosni fjalën kyçe....

Borussia Dortmund nuk dorëzohet në garën për titull, mund Hertha Berlin


Borussia Dortmundi nuk është dorëzuar ende në garën për titull përkundër epërsisë së Bayern Munichut, pasi e mposhti Hertha Berlinin me rezultat 1:0 në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin Signal Iduna Park.

Gjiganti gjerman mori fitore me epërsi minimale kundër Hertha Berlinit, të cilin e mposhti për të tretën herë radhazi, përkundër që këtë herë rezultati nuk e dëshmoi dominimin që e kishte gjatë ndeshjes.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Emre Can në minutën e 58-të të ndeshjes, të asistuar nga Julian Brandt. Djemtë e Lucien Favre kishin raste të mira për ta thelluar këtë rezultat, mirëpo ndeshja përfundoi me epërsi minimale.

Në mungesë të sulmuesit Erling Haaland, i cili ka qenë i pandalshëm gjatë këtij sezoni, Dortmundi u desh të luftonte për tre pikët e ndeshjes deri në fund të lojës, kur Hertha Berlini bëri tentime më të mëdha për ta barazuar rezultatin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *