Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë në banesë 57-vjeçari në Korçë, dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë pasditen e sotme, ku një shtetas rreth 57-vjeç dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.16 në Korçë ku ky shtetas dyshohej se kurohej për probleme të depresionit.

Më datë 15.06.2021, rreth orës 17:43, në lagjen nr. 16, Korçë, në bodrumin e banesës së tij, dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri shtetasi F. P., rreth 57 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e marra, dyshohet se ky shtetas kurohej për probleme të depresionit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *