Vendosni fjalën kyçe....

U gjet i mbytur në rezervuarin e Gjançit, viktima një 25 vjeçar nga Lushnja i dënuar me arrest shtëpie


Ditën e sotme në rezervuarin e Gjançit në Korçë u gjet i pajetë trupi i një personi.

Policia ka identifikuar më vonë viktimën, i cili rezulton të jetë një 25-vjeçar banues në Lushnjë.

25 vjeçari nuk ka qenë i panjohur për autoritetet pasi ai është dënuar më parë për veprën penale të shkatërrimit të pronës.

Madje gjykata e kishte dënuar atë me arrest shtëpie.

Në vijim të informacionit paraprak, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, ku mesditën e sotme u konstatua pa shenja jete një shtetas, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë e mundur identifikimi i viktimës i cili është shtetasi F. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”-njofton policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *