Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen tubi i gazit në Kinë, 12 të vdekur e mbi 100 të plagosur (Video)


Një shpërthim i madh i gazit ka ndodhur në qytetin qendror kinez të Shiyan, duke lënë të paktën 12 persona të vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Shpërthimi shkatërroi një treg lokal të ushqimit dhe dëmtoi ndërtesa të shumta banimi.

Shpërthimi që ndodhi në tregun e ushqimit, tronditi qytetin e vendosur në provincën Hubei, orët e para të së dielës.

Pamjet nga skena që qarkullojnë në internet tregojnë se tregu është shembur pjesërisht me një krater të madh të lënë në tokë, duke sugjeruar që gazi i rrjedhur ishte grumbulluar nën ndërtesë shumë kohë para shpërthimit.

Rrugët përreth tregut ishin mbushur me mbeturina të hedhura jashtë ndërtesës. Ndërtesa të shumta banimi në zonë u dëmtuan nga shpërthimi tragjik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *