Vendosni fjalën kyçe....

Sot Kongresi dhe ditëlindja e 30-të e PS-së, Rama: Do vazhdojmë përpjekjet që partia të bëhet më e mirë për të gjithë


Pasditen e sotme Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin që përkon edhe me përvjetorin e 30-të të kësaj force politike.

Me këtë rast, kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh në ‘Facebook’ për t’i uruar ditëlindjen PS-së dhe shton se do të vazhdojnë përpjekjet që kjo forcë politike të bëhet më e mirë për të gjithë.

“Mirëmëngjes dhe me urimin gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste për të gjithë ata që kanë dhënë e i japin PS diçka sado të vogël, si edhe me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët, ju uroj një fundjavë të qetë.“- shkruan Rama. Mesazhin e urimit ai e shoqëron me një foto trëndafili.

Sot pasdite rreth orës 17:30 do të mblidhet kongresi i PS-së në stadiumin “Air Albania”, ku në fokus do të jetë riorganizimi i strukturave, hapja e partisë dhe anëtarësimet e reja.

Kongresi do të zhvillohet duke zbatuar masat e mbrojtjes nga koronavirusi.

Ditën e djeshme, sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla deklaroi se Kongresi do të nisë me surpriza, ku do të ketë mesazhe dhe përshëndetje nga socialistët e vjetër, që sipas tij, kanë kontribuar në PS dhe gjithashtu në rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Më pas sipas Ballës, Kongresi do të vijojë me analizën e thellë në të gjitha strukturat e Partisë Socialiste.

AXHENDA E KONGRESIT:

  1. Hapja e Kongresit (Himni Kombëtar);
  2. Rrugëtimi i Partisë Socialiste prej 12 Qershorit 1991;
    3. Vizioni për Shqipërinë 2030 dhe Programi Qeverisës në Mandatin e Ri.
    4. Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:
    a. Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;
    b. Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021”;
    c. Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;
    d. Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;
    e. Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;
    f. Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *