Vendosni fjalën kyçe....

Maturantët lënë protestën për sot: Rikthehemi nesër në 11:00


Mbyllet protesta e maturantëve në Tiranë. Për rreth 2 orë e gjysëm maturantët në kryeqytet kanë protestuar sot duke kërkuar një përsëritje të testimit të Matematikës, ose në rast se kjo nuk është e mundur një rivlerësim pasi akuzuan hartuesit e testit se e kishin kopjuar keq nga Cambridge.

Edhe pse u larguan, maturantët kanë lajmëruar se do të kthehen përsëri nesër për të protestuar përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestuan fillimisht edhe sot. Nesër protesta do të nisë rreth orës 11:00-11:30.

Pasi bllokuan “Rrugën e Durrësit” për mbi dy orë duke qëndruar këmbëkryq në rrugë, maturantët marshuan drejt godinës së QSHA-së. Pasi qëndruan atje për disa minuta ata vendosën se ishte koha për ta mbyllur protestën për sot, pasi kishin mosdakordësi se ku duhej ta vijonin protestën dhe për të shmangur një përçarje mes tyre sin ë protestat e kaluara, vendosën ta lënë për sot.

Ajo çfarë kërkojnë maturantët është që të ulet pikësimi për testin e Matematikës, i cili u zhvillua dje.