Vendosni fjalën kyçe....

Sulm në kampin ushtarak në Afganistan, vriten 10 pastrues minash e plagosen 14 të tjerë


Të paktën 10 anëtarë të një ekipi pastrues minash u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në provincën veriore të Baghlan të Afganistanit në një sulm të armatosur, thanë zyrtarët vendas.

Sipas administratës provinciale, incidenti ndodhi mbrëmë në rrethin Baghlan-e-Markazi kur sulmues të panjohur sulmuan kampin bazë të pastursve të minave dhe ikën.

Dëshmitarët okularë thanë se sulmuesit plaçkitën gjithashtu sende nga kampi.

Zyrtarët afganë dhe mbrojtësit e të drejtave kanë qenë gjithnjë e më të frikësuar kohët e fundit rreth trendit shqetësues të pajisjeve shpërthyese të improvizuara (IED) që shkaktojnë kërdi në qendrat urbane së bashku me minat tokësore.

Vlerësime të reja mbi minat nga Fushata Ndërkombëtare për Ndalimin e Minave tregojnë se Afganistani humbi 1,538 jetë nga minat në vitin 2019. Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, rreth 120 viktima civile të lidhura me minat regjistrohen çdo muaj në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *