Vendosni fjalën kyçe....

Përdoruesit e rrjetit tallen me zv.presidenten amerikane Harris pasi shpërndau biskota të bëra sipas pamjes së saj


Përdoruesit në Twitter kanë tallur keqazi zv.presidenten e SHBA-së, Kamala Harris, pasi ajo u shpërndau gazetarëve biskota të bëra sipas pamjes së saj teksa udhëtonin për t’u takuar me presidentin e Guatemalës.

Ajo udhëtoi para pak ditësh në vendin e Amerikës Qendrore për t’u takuar me presidentin Alejandro Giammattei, në udhëtimin e saj të parë pasi u emërua nga presidenti Biden për të udhëhequr përpjekjet diplomatike në rajon mes krizës kufitare.

Në pjesën e pasme të avionit Air Force 2, Harris shpërndau biskota të ngjashme me pamjen e saj, të bëra në stilin e portretit të saj zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.

Gazetarët e pranishëm në fluturim i shpërndanë pamjet menjëherë në rrjetet sociale e ato u bënë virale, me njerëz që e tallën Harris për këtë gjë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *