Vendosni fjalën kyçe....

Nisja e Euro2020, dalin formacionet e ndeshjes Itali-Turqi


Sot në mbrëmje nis Euro 2020, kampionati europian i futbollit që u shty me një vit për shkak të pandemisë.

Ndeshja e parë është ajo mes Italisë e Turqisë që do luhet në stadiumin ‘Olimpiko’ të Romës.

Italia e Mançinit do luajë me skemën 4-3-3 ndërsa trajneri turk Gunes do përdorë skemën 4-1-4-1, një skemë mbrojtëse për ty’i bërë ballë ekipit vendas që duhet thënë është në formë të shkëlqyer.

Formacionet e mundshme

Italia: Donnaruma – Florenzi, Bonuçi, Chiellini, Spinazola – Barella, Jorginho, Locatelli – Berardi, Immobile, Insigne

Turqia: Cakir – Celik, Demiral, Soyuncu, Meras – Yokuslu – Calhanoglu, Yazici, Tufan, Karaman – Yilmaz


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *