Vendosni fjalën kyçe....

Meta i bindur: Kini durim, deri më 24 korrik të vitit të ardhshëm do jem këtu


Presidenti i vendit Ilir Meta në konferencën e sotme për mediet, foli për herë të parë lidhur me vendimin e Kuvendit për ta shkarkuar atë nga detyra.

Por Meta theksoi se nuk kishte asnjë shqetësim nga ky vendim dhe se madje priste të bashkëpunonte me shumicën dhe opozitën e re në shtator: “Nuk kam asnjë shqetësim nga akti antikushtetues i parlamentit njëpartiak. Unë pres me shumë qetësi e durim përfundimin e ankimimeve dhe të bashkëpunoj me shumicën e re, me opozitën e re, ne Parlamentin e ri, në respekt të Kushtetutës, për rivendosjen e llogaridhënies në të gjitha nivelet. Janë të gjitha mundësitë që kjo të vijojë në Kuvendin e ri”.

Ai theksoi para gazetarëve se do të vijonte të qëndronte në detyrë deri më 24 korrik të vitit të ardhshëm: “Kini durim deri më 24 korrik të vitit të ardhshëm, do jemi këtu në mënyrë të vazhdueshme. Këto kohë s’do jemi në mënyrë shumë intensive, se do i lëmë kohë të përfundojë procesi zgjedhor i ankimimeve. Me fillimin e sezonit të ri, do jemi shumë aktivë këtu dhe të jeni shumë të qetë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *