Vendosni fjalën kyçe....

Kush e përfshiu presidentin në zgjedhje? Meta tregon klipin e Ramës dhe “billboard”-in e PS-së


Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për medie, ku ka adresuar vendimin e Kuvendit për ta shkarkuar atë nga detyra.

Ai iu përgjigj akuzave se është përfshirë në fushatën e 25 Prillit, duke transmetuar një klip të kryeministrit Edi Rama në prezantimin e kandidatëve të tij për deputetë ku i vendosi përballë kandidatëve të opozitës.

Mes tyre Rama shfaqte edhe presidentin Ilir Meta si kandidat para ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj. Po ashtu Meta tregoi edhe një Billboard ku shfaqej krahas kandidatëve për deputetë.

“Atëhere fillojmë me përfshirjen e presidentit në fushatë? Kush e përfshiu presidentin në fushatë.

Të lutem regjia. 10 mars, dita e kandidatëve të PS-së.

Tani kalojmë tek tjetra.

Siç e shikoni këto janë billboard të vendosura në gjithë Shqipërinë ku shfaqet edhe presidenti Ilir Meta. Të jeni të bindur se këto Billboarde nuk i ka vendosur Ilir Meta, as opozita, sepse bashkitë të gjitha janë të drejtuara e të kapura nga PS.

Kjo përfshirje që e kanë parë të gjithë kudo, është denoncuar edhe në institucionet e Prokurorisë pavarësisht se nuk ka asnjë të dhënë se kush e ka bërë këtë veprim të paligjshëm dhe të kushtueshëm sepse këto billboard kushtojnë shumë.

Nuk po japim shfaqje këtu se çfarë është deklaruar kundër presidentit, por është një gjë tepër e qartë se të gjitha shqetësimet e presidentit u verifikuan.

E dimë shumë mirë të gjithë ata që duan ta dinë, se presidenti ka bërë çdo përpjekje për të ndaluar degradimin e standardit të zgjedhjeve.

Për të ardhur keq që numri i denoncimeve është shumë herë më i lartë se në vitin 2017. Kjo ka ndodhur për shkak të mos hetimit të dosjeve të Dibrës dhe Shijakut dhe tentativës për të përsëritur tërmeti. Nuk kam asnjë shqetësim nga akti i parlamentit të shkarkuar më 25 prill. Pres verifikimin e ankimeve, do bashkëpunoj me shumicën dhe opozitën e re për rivendosjen e sistemit të llogaridhënies në të gjitha nivelet.”- deklaroi Meta.

Më pas presidenti Meta theksoi se nuk ishte përfshirë në fushatën zgjedhore, por vetëm në një fushatë për denoncimin e krimit zgjedhor.

“Jo s’jam përfshirë unë në fushatë, unë jam përfshirë në fushatë për mbrojtjen e zgjedhjeve. Kam bërë një fushatë të hapur ‘denonco krimin zgjedhor’. E keni parë këtu. Janë ftuar të gjitha forcat politike, të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë pa asnjë përjashtim. Jo vetëm kaq, por janë gati 30 denoncime zyrtare që kanë ikur nga institucioni i presidentit janë nisur për ato isntitucione që kanë për detyrë të hetojnë dhe parandalojnë krimet zgjeddhore.”– shtoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *