Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Sukth, arrestohet drejtuesi i mjetit


Një makinë ka përplasur një këmbësore në Sukth të Durrësit këtë pasdite.

Nga përplasja shtetasja N.L 72-vjeç ka ndërruar jetë.

20-vjeçari i cili ishte duke drejtuar mjetin është ndaluar dhe shoqëruar në Polici.

Më datë 09.06.2021, rreth orës 19:00, në Sukth, Durrës, shtetasi A. A., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “BMË”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen N. L., 72 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është i pajisur me leje drejtimi, si dhe është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Nga testi i kryer është konstatuar se nuk ka përdorur pije alkoolike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”-njofton policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *