Vendosni fjalën kyçe....

Kapet duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 26-vjeçarja në Pogradec


Policia e Korçës në vijim të operacionit policor “Perimetri”, ka goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Policia ka arrestuar në flagrancë i shtetasen Xh. H., 26 vjeçe, banuese në Korçë.

Ajo është arrestuar, pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Benz”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *