Vendosni fjalën kyçe....

Balla pas shkarkimit të Metës: Vendimin përfundimtar e merr Gjykata Kushtetuese brenda 3 muajsh, politika të heshtë


Kreu i grupit parlamentar të PS-së ka thënë pas daljes nga Kuvendi ku u miratua shkarkimi i presidentit Meta se tashmë vendimi përfundimtar i takon Gjykatës Kushtetuese.

Ai i bëri thirrje kreut të shtetit që edhe ai të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në fund ai u bëri thirrje politikanëve që të heshtin dhe të presin vendimin e pavarur të gjykatës, ndërsa shtoi se marrëdhënia e Kuvendit me presidentin Meta ka përfunduar sot.

“Jemi Republikë parlamentare. Vendimi i shkon Gjykatës Kushtetuese, i takon asaj të shprehet brenda një afati 3 mujor. Është dhe gushti në mes dhe ndoshta gjykata do kërkojë një muaj më shumë. Është në të mirë të procesit dhe të marrë kohën, brenda rregullores kur bëhet fjalë për një çështje të tillë. I shkarkuari të presë Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendimi i Gjykatës është kur 5 anëtarë shprehen pro. Aq duhen. Unë nuk komentoj. Thirrja ime besoj të gjithë politikanët duhet të bashkohen në heshtje ndaj çdolloj adresimi ndaj Gjykatës Kushtetuese. E kemi dhe është e pavarur, Gjykata duhet të flasë, ne duhet të heshtim. Puna jonë në marrëdhënie me Ilir Metën mbaroi sot. Parlamentin e thërret në shtator Presidenti.” – tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *