Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Meta s’e përfaqëson më unitetin e popullit, Basha ka hall se do i shkojë në zyrë pas shkarkimit


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, tha sot se Ilir Meta nuk e përfaqëson më unitetin e popullit, që është kriteri kyç i postit që mban.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai shtoi se Kuvendi do japë verdiktin e tij e më pas do i takojë Gjykatës Kushtetuese që të shprehet për shkarkimin e kreut të shtetit.

Ai ironizoi kreun e PD-së duke thënë se për të është me interes që Meta të qëndrojë në zyrën e tij.

“Le të më thotë njeri nga ju që Ilir Meta përfaqëson unitetin e popullit. Meta s’e përfaqëson atë dhe prej 25 prillit s’përfaqëson as uniteti e opozitës, e ka humbur edhe atë. Ilir Meta e ka humbur të drejtën të jetë president i vendit. Halli i Lulit është që më mirë Meta të rrijë në Presidencë se t’i shkojë Lulit në PD.” – tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *