Vendosni fjalën kyçe....

Sulm terrorist në Kanada, kamioni përplas familjen myslimane, mbijeton vetëm djali 9-vjeç


Katër anëtarë të një familjeje myslimane u vranë ditën e dielë, në një sulm me kamion.

Sulmi ndodhi në provincën e Ontarios. Një djalë i moshës nëntë vjeç, i cili është i mbijetuari i vetëm i familjes, ndodhet në spital me dëmtime serioze.

Siç shkruan BBC, lidhur me këtë ngjarje është akuzuar një 20-vjeçar.

Ky ishte sulmi ishte më i keq kundër myslimanëve kanadezë që kur gjashtë njerëz u vranë në një xhami të Quebec City në vitin 2017.

“Besohet se këto viktima ishin në shënjestër sepse ishin myslimane.”- tha një zëdhënës i Policisë në një konferencë shtypi.

Policia po peshon akuzat e mundshme për terrorizëm.

Detaje nga sulmi

Viktimat ishin dy gra të moshës 74 dhe 44-vjeçare, një burrë 46 vjeç dhe një vajzë 15 vjeçe. Identiteti i tyre nuk është bërë public për të respektuar dhimbjen e të afërmve, të cilët kanë preferuar të mos identifikohen.

Një djalë nëntë vjeç ndodhet në spital me plagë të rënda, por jo të rrezikshme për jetën.

Policia tha se sulmuesi ishte Nathanial Veltman, 20 vjeç, nga Londra e Ontarios. Ai u arrestua në një qendër tregtare rreth 6 km larg nga vendi i krimit.

“Nuk ka asnjë lidhje të mëparshme të njohur midis të dyshuarit dhe viktimave.”- tha dedektivi Paul Waight, duke shtuar se i dyshuari kishte veshur një jelek anti-plumb.

Policia tha se Veltman nuk kishte dënime të mëparshme. Ai u fut me një kamion të zi në trotuar rreth orës 20:40, duke përplaasur familjen myslimane.

Një dëshmitare tha se asaj iu desh të mbulonte sytë e vajzës së saj të vogël që të mos shihte trupat.

Një tjetër dëshmitar tha se skena ishte “thjesht kaos”.

“Kishte njerëz kudo dhe vraponin.”- tha Paige Martin. “Qytetarët po përpiqeshin t’i drejtonin automjetet e urgjencës ku të shkonin. Kishte shumë shenja dhe ulëritje dhe tundje krahësh.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *