Vendosni fjalën kyçe....

Kultivonin kanabis, arrestohen 3 persona shpallen në kërkim 2 të tjerë


Policia e Shtetit ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë pasi janë evidentuar duke kultivuar lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë Elbasan kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

M.B., 32 vjeç, D. B., 39 vjeç, banues në Elbasan dhe F. G., 47 vjeç, banues në Krrabë e Madhe, Tiranë.

Si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

L.B., 30 vjeç dhe I. B., 83 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël.

Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e bashkautorëve u bë pasi kanë tentuar për të kultivuar fidanë cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *