Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 20-vjeçari në Tiranë, e zë korrenti teksa punonte në lavazhin e vëllait


Një 20-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi dyshohet se e ka zënë korrenti në lavazhin e të vëllait.

Sipas policisë, viktima është një person me iniciale A.M., ndërsa ngjarja ka ndodhur në një lavazh në Unazën e Re rreth orës 20:25.

I riu është dërguar me shpejtësi në spital po nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi

“Tiranë/ Informacion paraprak.

Rreth orës 20:25, në Unazë të Re, shtetasi A.M., rreth 20 vjeç, duke punuar në lavazhin e vëllait të tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *