Vendosni fjalën kyçe....

Tre muaj më parë i shpëtoi atentatit, 46-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Kuçovë


46-vjeçari Admir Bejo i cili rreth 3 muaj më parë i shpëtoi atentatit në rrugën pranë shtëpisë së tij është gjetur i pajetë në banesë.

Bejo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe dyshimet e policisë janë se shkak mund të jetë bërë mbidoza duke qenë se dyshohet se ai kishte konsumuar lëndë narkotike.

Sipas Neës 24, trupi i pajetë i 46-vjeçarit është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku autopsia mjeko-ligjore përcaktoi si shkak të vdekjes “trombozën në mushkëri e zemër”.

3 muaj më parë Bejo i shpëtoi atentatit me armë zjarri. Ai fillimisht u transportua në spitalin e Beratit dhe më pas në atë të Traumës në Tiranë. Policia identifikoi edhe autorin e plagosjes së tij, që rezultoi të ishte fqinji që kishte pasur konflikt me të për shkak të një borxhi të papaguar.