Vendosni fjalën kyçe....

“Gati për Shqipërinë”, Rama takim online me të rinjtë e parë që iu përgjigjën ftesës: Do krijojmë një administratë hibride


Një nga nismat e qeverisë e ndërmarra fill pas sigurimit të mandatit të tretë të kryeministrit Edi Rama, është nisma “Gati për Shqipërinë”.

Rama ka publikuar sot pamjet e takimit të parë me të rinjtë profesionistë, të diplomuar në fusha të ndryshme si brenda e jashtë shtetit, e që duan të kontribuojnë në projekte për të mirën e vendit.

“Kënaqësi dhe frymëzim nga sesioni i parë i bashkëbisedimit me aplikantët e nismës #GatiPërShqipërinë.

Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta.

Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën gatipershqiperine@kryeministria.al”- shkruan Rama krahas videos.

Rama e cilësoi laborimin e konceptit të nëpunësit digjital si një revolucion, jo vetëm për vendin, por edhe më gjerë, duke krijuar kështu një administratë hibride.

“Sa më shumë ju dëgjoj, aq më shumë bindem të laborojmë konceptin nëpunësin digjital.

Do të bëjmë një revolucion, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë, duke krijuar një administratë hibride. Nëse do të vish në Shqipëri, hajde nesër, do të fusim në shërbim. Nëse do të bëjmë gjysmën e këtyre që folëm sot do të ishte një fitore e madhe.”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *