Vendosni fjalën kyçe....

Manushaqe Picari mes lotësh: “Si mund ta rrihte vajza ime burrin dy metra? Ishte ai i dhunshëm”


Bashkëshortja e Mexhit Picarit, Manushaqe Picari, ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë, kur i shoqi vrau me breshëri armësh ish-dhëndrin në një lokal pranë gjykatës së Tiranës.

Lidhur me ngjarjen u arrestuan Mexhit Picari, por edhe vajza e tij Dhurata Saliaj e cila akuzohet si bashkëpunëtore.

Zonja Picari mes lotësh ka treguar se ish-dhëndri i tyre Kudret Saliaj, ishte i dhunshëm dhe i kishte kërcënuar të gjithë si familje.

“Na ka rënë në qafë përherë, duke sharë burrin tim, duke dhunuar gocën, duke na dhunuar si familje, e përzuri vajzën për çështje xhelozie, e çoi atjë në mal donte që ta groposte. Vajzën e arrestuan gjoja për dhunë në familje. Ke edhe kamerat atje, mund ta shihni, ka ardhur me forustradë të zezë dhe ka torturuar gocën. Tha goca ‘u frikësova, se ishte një kasolle e frikshme në mal’. Erdhi dhe në lokal tha se do na vriste, erdhi me kamion të na shtypte. ‘Do ju vras, do ju zhduk familjen’, na tha. Ne shkuam menjëherë në Vorë.

Ka qenë gjithmonë i dhunshëm. Jemi munduar t’i zgjidhim në gjykatë. Shteti nuk ec mirë. Kur dhunohet një grua, në vend që shtet të fusë burrin në burg, ka futur gocën. Pse të bëjë vajza burg? Në rajonin numër 4 nuk na merrnin dëshminë. Gocën e kanë rrahur dhjetë veta, i kanë thyer brinjët, para ca kohësh na tregoi vajza që e kishin rrahur. Burri ishte dy metra, si mund ta rrihte vajza ime atë? Vajza nuk ka pranuar që ti jepte divorcin, ne punojmë tre turne, e di e gjithë lagja, kam punuar gjithë jetën, dhe në ka futur dhëndri në hasmëri.”- tha Manushaqe Picari mes lotësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *