Vendosni fjalën kyçe....

E dashura e Elon Musk thotë se përqafimi i Inteligjencës Artificiale mund të çojë në utopi komuniste


Këngëtarja kanadeze Grimes është kritikuar në rrjet pasi tha se Inteligjenca Artificiale është mjet që çon në komunizëm.

Artistja muzikore e njohur, emri i saj i vërtetë është Claire Boucher, bëri vërejtjet provokuese në një video të TikTok në të cilën tha se komunistët duhet të ishin më të hapur ndaj automatizimit dhe vendimmarrjes me kompjuter.

Sipas Grimes, zbatimi ‘i saktë’ i Inteligjencës Artificiale në të gjitha aspektet e jetës do të ishte ‘rruga më e shpejtë drejt komunizmit’, duke krijuar ‘bollëk’ për të gjithë.

“Ashtu si, ne mund të arrijmë plotësisht në një situatë ku askush nuk duhet të punojë, të gjithë janë të pajisur me një gjendje të krahasueshme të të qenit, një jetë e rehatshme.” – argumentoi ajo.

Inteligjenca Artificiale mund të automatizojë punë të tilla si bujqësia dhe të eleminojë korrupsionin, ‘duke na sjellë sa më afër barazisë së vërtetë’, teorizoi Grimes.

“Pra, në thelb, gjithçka që të gjithë e duan komunizmin, por pa fermën kolektive.” – shtoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *