Vendosni fjalën kyçe....

“Tajvani s’do përdoret si mjet pazari” – Presidenti mesazh Trump-it


Tajvani nuk do sakrifikohet apo të përdoret si mjet pazari dhe nuk do heqë dorë nga mënyra e tij e lirë e jetesës nën presion, shkroi presidenti Lai Ching-te në Facebook të dielën, duke shtuar se shitjet e armëve nga SHBA për ishullin janë një angazhim sigurie i bazuar në ligj.

Komentet e Lai ishin reagimi i tij i parë i drejtpërdrejtë ndaj samitit të javës së kaluar në Pekin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij kinez Xi Jinping, i cili ngriti shqetësime në Tajvanin e vetëqeverisur demokratikisht lidhur me mbështetjen amerikane për ishullin.

Trump tha se ende po shqyrtonte nëse do vijonte me shitje të reja armësh për ishullin që Kina e pretendon si të sajin, shkruan Reuters.