Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë rihap garën për 3 vakancat në Kushtetuese, nuk ka mjaftueshëm kandidatura


Gjykata e Lartë ka rinisur procedurat për plotësimin e 3 vakancave që kanë mbetur në Gjykatën Kushtetuese.

Këto tre anëtarë të rinj do duhet të zgjidhen nga radhët e gjyqësorit nga vetë ky institucion.

Bëhet fjalë për vendet bosh që lënë Vitore Tusha pas përfundimit të mandatit, Fatmir Hoxha i cili u shkarkua në vitin 2018, si dhe Gani Dizdari, që u shkarkua në vitin 2019.

Sipas Gjykatës së Lartë deri më tani nuk janë paraqitur kandidatura të mjaftueshme. Ndaj edhe për këtë arsye KED nuk i ka zhvilluar procedurat.

Kandidatët e interesuar të aplikojnë, nuk duhet të kenë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos kenë mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit.

Po ashtu, nuk duhet të jenë në procedim penal apo të dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale dhe as të jenë të larguar nga detyra për arsye disiplinore.