Vendosni fjalën kyçe....

Kush është 35-vjeçari që u ekzekutua mbrëmë në Vlorë, vëllai i tij u vra 6 vjet më parë në Masakrën e Çoles


35-vjeçari i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e kaluar është vëllai i Ardi Velajt, i cili është vrarë në vitin 2015 në masakrën e Çoles.

Shkëlzen Velaj u vra mbrëmë me armë zjarri në hyrje të pallatit ku banonte. Sikurse raporton “Balkanweb”, ai po kthehej për në shtëpi, kur ka pikasur që disa persona ishin duke e ndjekur me një makinë.

Velaj ka dalë nga makina dhe ka vrapuar për t’u futur në pallat, mirëpo kur ka dalë përpara ashensorit është qëlluar me breshëri automatiku.

Edhe pse u dërgua në spital, ai nuk ka mundur dot të mbijetojë. Ekzekutimi i Shëklzen Velajt vjen pas 6 vjet pas vrasjes së të vëllait në atë që quhet masakra e Coles.

Ardi Velaj, vëllai i Shkëlzen Velajt

E ashtuquajtura Masakra e Coles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë tre persona: Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Në sherr ishin përfshirë në fillim Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët kanë ofenduar dhe dhunuar Xhuliano Lutajn. Mirëpo pas kësaj Lutaj i ka kërkuar ndihmë shokut të tij, Albi Limaj. Ky i fundit thirri Aleksandër Llanajn.

Dy palët e lanë që të sqaroheshin të nesërmen në një lokal në lagjen “Çole” dhe kanë nisur të qëllojnë kundër njëri-tjetrit me të mbërritur.

 Ardi Velaj, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj humbën jetën. Lidhur me këtë ngjarje, është dënuar me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, si dhe me nga 35 vjet burg në mungesë Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *