Vendosni fjalën kyçe....

“Radisson Blu Resort” vjen në Dhërmi, për herë të parë në Ballkan


“Radisson Hotel Group”, markë tashmë e njohur për shumë njerëz, ka vendosur që të hapë dyert edhe në Shqipëri. Hoteli i parë në Tiranë është planifikuar të hapet këtë verë, si zgjerim strategjik me “Morina Palace” dhe do të quhet “Radisson Collection Morina Hotel”.

Për pushuesit në Dhërmi, “Radisson Blu Resort” do të hapet në vitin 2023.

Radisson Blu Resort, në Dhërmi është projektuar të vendoset në vijën e plazhit dhe do të ketë 157 dhoma të bollshme dhe suita, ku mysafirët mund të shijojnë detin Jon dhe pamjen e perëndimit të diellit.

Hoteli do të përmbajë një pishinë të jashtme dhe të brendshme, zonë palestre dhe spa, një restorant të larmishëm me ushqime dhe tarracë në natyrë për të ndjerë flladin e rivierës shqiptare.

“Radisson Hotel Group” ka menduar deri në detajin më të vogël që pushuesit të kalojnë ditët më të bukura të pushimit dhe gjithçka që ata kërkojnë ta gjejnë aty.

Hapja e Radisson Blu Resort Dhermi është një tjetër moment i rëndësishëm për Radisson Blu pas njohjes së fundit të markës si marka më e madhe në Evropë për 10 vjet rresht.

“Radisson Blu për herë të parë në Ballkan! Brandi i njohur ndërkombëtar ka zgjedhur Shqipërinë për të qenë i pranishëm me emrin dhe standartet që ofron ky emër i madh turizmit ndërkombëtar. Radisson Blu i bashkohet bregdetit të jugut me Morina Palace, duke qenë një ogur i mirë në këtë fillim sezoni turistik”, ka dhënë lajmin Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

VINI RE: Ky material ëshë pronësi intelektuale e Newsbomb


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *