Vendosni fjalën kyçe....

Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë


Vllaznia e ka mbyllur këtë sezon me një trofe. Përballë Skënderbeut në Air Albania kanë fituar Kupën e Shqipërisë.

Shkodranët mundën me rezultatin 1-0 korçarët në stadiumin i cili prej më shumë se një viti priti tifozët.

Goli i vetëm erdhi në minutën 39’, kur Jonuzi kombinoi bukur me Isaevskin. Ky i fundit menjëherë gjeti të lirë në zonë Da Silvën, i cili në ecje e sipër goditi me të majtën dhe topi pasi u devijua nga mbrojtësi Vitija përfundoi në rrjetën e Rexhepit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *