Vendosni fjalën kyçe....

CIA publikon dokumentet e saj mbi UFO-t, mund të shkarkohen nga kushdo


Falë Aktit të Lirisë së Informacionit (FOIA), dokumentet mbi të dhënat e CIA-s rreth objekteve të paidentifikuara fluturuese janë tani në dispozicion dhe falas për t’u shkarkuar.

Faqja e internetit ‘Black Vault’ është vendi ku materialet mund të gjenden e të shkarkohen. Bëhet fjalë për mijëra dokumente  sekrete të CIA-s në lidhje me Fenomenet Ajrore të Paidentifikuara (UAP) – termi zyrtar i CIA-s për UFO-t.

Disa nga këto raporte datojnë që nga vitet 1980 që themeluesi i faqes, John Greenewald Jr, mori shumë përpjekje dhe energji për t’i mbledhur.

Sipas Greenewald, i cili ka qenë në lidhje me CIA-n që nga viti 1996 për të marrë në dorë dokumentet e saj të deklasifikuara të UFO-ve, agjencia pretendon se këto janë të gjitha dokumentet e saj mbi UFO-t.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *