Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Seattle-it po mbytet nga mbeturina, sepse pastrimi konsiderohet racist


Kur dy gjyqtarë në Seattle u kërkuan autoriteteve lokale të pastrojnë mbeturinat nga kampi i të pastrehëve jashtë gjykatës së tyre, një anëtar i këshillit u shqetësua që larja e trotuareve mund të konsiderohej raciste.

Ndërtesa e gjykatës në qendër të Seattle, ndodhet afër qendrave të shërbimit social dhe disa strehimoreve për të pastrehët.

Parku i vogël jashtë është mbushur me tenda. Ka pasur disa sulme ndaj punonjësve të gjykatës, madje edhe dy sulme ndaj juristëve në maj dhe në qershor. Gjë që i ka bërë qytetarët të kenë frikë për sigurinë e tyre.

Gjykatësit Laura Inveen dhe Jim Rogers, i kërkuan autoriteteve të qarkut të bënin diçka lidhur me këtë. Një ndër kërkesat e tyre ishte pastrimi i trotuareve të mbushur me urinë e jashtëqitje.

Anëtari i këshillit Larry Gossett, kundërshtoi sepse larja e trotuareve sipas tij mund të konsiderohej raciste nga aktivistë të të drejtave civile, shkruan “RT“.

Gypat e ujit me presion të lartë janë përdorur nga policia në Alabama kundër protestuesve të të drejtave civile në vitin 1963.

Por ama janë përdorur dhe për të larë trotuaret në shumicën e qyteteve amerikane që nga ajo kohë, pa u akuzuar për racizëm.

Por ky është viti 2019, kur gjithçka është raciste. Kështu që, trotuaret e Seattle duhet të mbeten të mbuluara në mbeturina njerëzore, që të mos fyhet askush.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *