Vendosni fjalën kyçe....

Shkodranët i bëjnë pritë Ramës në kryqëzimin e Dajçit, bllokojnë rrugën


Kryeministri Edi Rama është pritur sot me protesta nga qytetarë dhe mbështetës të opozitës në Shkodër.

Protestuesit janë mbledhur në kryqëzimin e Dajçit duke bllokuar rrugën që të çon në Shkodër.

Forca të shumta policie ndodhen në terren, të cilët kanë tentuar të mbajnë larg protestuesit dhe të lirojnë rrugën kur të kalojë eskorta e kreut të qeverisë.

Por ndërkohë që Policia e Shtetit mundohet të lirojë rrugën për Ramën, policia bashkiake po punon për ta bllokuar atë, pas urdhrit të kryetares së Bashkisë Voltana Ademi.

Kryebashkiakja ka zbritur vetë në terren për të mbikqyrur masat e marra për të ndaluar mitingun e kryeministrit Edi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *