Vendosni fjalën kyçe....

Politikani kanadez kërkon falje pasi shfaqet në mbledhjen online duke urinuar


Një politikan kanadez ka kërkuar falje pasi u shfaq duke urinuar gjatë një mbledhjeje parlamentare, që po zhvillohej online.

Kjo ishte hera e dytë që William Amos përfshihet në një skandal të tillë. Muajin e kaluar, ai u shfaq lakuriq në një telefonatë virtuale me kolegë.

“Unë jam thellësisht i zënë ngushtë nga veprimet e mia dhe shqetësimi që ato mund të kenë shkaktuar për këdo që i ka parë.”- tha Amos të enjten, citon BBC.

Ai e përshkroi incidentin e fundit si “të papranueshëm” por “aksidentale”.

Në deklaratën e tij, politikani, i cili është anëtar i partisë Liberale të kryeministrit Justin Trudeau, tha se ai përkohësisht do të largohej nga disa detyra por do të vazhdojë të përfaqësonte zonën e tij elektorale.

Ai shtoi se do të “kërkonte ndihmë”, pa sqaruar se për çfarë do të kërkonte ndihmë.

“Jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen e stafit tim dhe dashurinë për familjen time.”- shtoi ai.

‘Një gabim i sinqertë’

Amos është një ish-avokat i mjedisit dhe ka qenë anëtar i parlamentit që nga viti 2015. Në prill, ai u shfaq i zhveshur në një tjetër video me kolegët dhe tha se ai e kishte ndezur aksidentalisht kamerën e tij ndërsa ndërronte rrobat, pasi kishte bërë më parë një vrap të lehtë.

Në atë kohë Amos tha se ishte “në siklet” nga incidenti, por tha se ishte një “gabim i sinqertë” nuk do të ndodhte më.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *