Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa shpallet ‘Artistja e vitit’, lë pas emra të mëdhenj


Këngëtarja me origjinë shqiptare është shpallur “artistja e vitit”. Këtë vlerësim ajo e mori në “iHeartRadio Music Awards 2021”, që arriti të zhvillohej ndryshe nga viti i kaluar.

Dua Lipa e cila ishte e nominuar në disa kategori dhe u nderua me çmimin ‘Artistja femër e vitit’ duke lënë pas në këtë kategori artiste të tjera si Ariana Grande, Billie Eilish, Megan Thee Stallion dhe Taylor Swift.

Pjesë e kësaj mbrëmjeje ishte edhe shqiptarja tjetër Ava Max, e cila ishte ajo që prezantoi fituesen e këtij çmimi aq të të rëndësishëm për Duan.

Evenimenti u mbajt në Dolby Theatre në Los Angeles, dhe kishte kufizime për shkak të situatës së vazhdueshme me COVID-19.

Albumi “Future Nostalgia” u publikua gjatë periudhës së karantinës, por pavarësisht faktit se u publikua në një periudhë të vështirë, ishte një ogur i mirë për shumë arritje të Dua Lipës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *