Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk feston me një kërcim hapjen e fabrikës së parë të “Tesla”-s në Gjermani (VIDEO)


Fabrika e parë prodhuese evropiane e kompoanisë “Tesla” u hap zyrtarisht dje, pak më shumë se dy vjet pasi u njoftua një gjë e tillë.

Dhe sigurisht CEO-ja i firmës amerikane Elon Musk nuk mund të ishte më i entuziazmuar se kaq. Ai e festoi këtë duke bërë një kërcim para të pranishmëve në ceremoni.

Tridhjetë automjetet e para “Model Y” të prodhuara në fabrikën Grenheide Gigafactory prej 5.5 miliardë dollarësh dolën nga linja e prodhimit.

“Kjo është një ditë e mrekullueshme për fabrikën.”– tha Musk, duke e përshkruar rastin si “një hap tjetër në drejtim të një të ardhmeje të qëndrueshme.”

Njeriu më i pasur në botë bëri një kërcim të ngjashëm në hapjen e Gigafactory në Shangai në janar të vitit 2020.