Vendosni fjalën kyçe....

Raporti në Komisionin Hetimor, reagon Presidenca: Zero shqetësim për çdo vendim nul të Kuvendit njëpartiak


Një reagim vjen nga Presidenca lidhur me raportin përfundimtar të hetimeve të prezantuar sot në Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Zëdhënësi i tij Tedi Blushi, thotë se nuk ka asnjë koment dhe asnjë shqetësim lidhur me atë që e quan, veprimtari të paligjshme të Kuvendit.

“Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar.”– shkruan Blushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *