Vendosni fjalën kyçe....

I ati u arrestua për falsifikim vizash drejt SHBA-ve, jep dorëheqjen zv.ministrja e Arsimit


Menjëherë pas arrestimit  të të atit për falsifikim vizash dhe trafikim klandestinësh gjatë një hetimi mes Policisë së Shteti dhe zyrës së hetimit të Ambasadës së SHBA, zëvendësministrja e Arsimit Lorena Haxhiu ka dhënë dorëheqjen.

Sipas burimeve te Report Tv nga Ministria e Arsimit menjëherë pas daljes së lajmit të arrestimit të Eduart Haxhiu,i ati i saj, ka qenë vetë Lorena Haxhiu që ka paraqitur dorëheqjen e saj dhe është larguar nga detyra për shkak të përgjegjësisë morale. Deri në këto momente nuk ka ende një emër zëvendësues për të.

Po si ndodhi arrestimi i të atit Eduart Haxhiu?  Report Tv zbardhi dosjen e SPAK,një hetim që ka zgjatur për 2 vite, ku u arrestuan 15 persona, ndërsa 7 janë në arrest shtëpie. Goditja e këtij grupi kriminal erdhi pas një bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe zyrës së hetimit në Ambasadën e SHBA.

Këta persona kanë funksionuar si një grup i strukturuar me detyra të përcaktuara qartë, ku merreshin me falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave më shumë se një herë dhe kanë ndihmuar më shumë se një herë qytetarë që të hyjnë ilegalisht në SHBA, nëpërmjet tre korridoreve, (Shqipëri-Gjermani-R.Domenikane në Meksikë- SHBA; Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane- SHBA; Shqipëri-Francë-Londër-R.Domenikane-SHBA), por gjithashtu edhe në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Qytetarët duhet të paguanin nga 5000-10.000 euro në varësi të destinacionit se ku do të shkonin. Pagesa bëhej me 2 këste, pjesa e parë paradhënie dhe pagesa tjetër pasi mbërrinin në destinacion.

Mes të arrestuarve Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë, u dënua me “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja.com

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *