Vendosni fjalën kyçe....

I vihet zjarri rrjetit elektrik në fabrikën e Teslas në Gjermani, policia nis hetimet pasi ekstremistët e majtë marrin përgjegjësinë


Policia në Gjermani ka nisur një hetim për një zjarr në një fabrikë në pronësi të gjigantit të makinave elektrike ‘Tesla’ në shtetin lindor të Brandenburgut, pasi aktivistët mjedisorë morën përgjegjësinë për incidentin.

Një zjarr në të ashtuquajturën ‘gigafactory’ të Tesla-s në Gruenheide jashtë Berlinit herët të mërkurën dëmtoi kabllot e energjisë elektrike, tha një zëdhënës i policisë së Brandenburgut.

Zyrtarët e policisë shkencore u dërguan në vendin e ngjarjes dhe policia po shikon një krim të mundshëm të zjarrvënies, tha një zëdhënës i zyrës së hetimit të shtetit, pasi një grup aktivist pretendoi që ishte përgjegjës për zjarrin.

Të Mmërkurën, ‘Vulkangruppe’ (Grupi i vullkanit), mori përgjegjësinë, duke thënë se veprimtarët e tij kishin djegur gjashtë kabllo të tensionit të lartë.

Grupi, i përshkruar nga ‘Der Tagesspiegel’ si ‘ekstremistë të majtë’, botoi një deklaratë të gjatë në Indymedia duke thënë: “Tesla nuk është as jeshile, ekologjike dhe as shoqërore.”

Postimi tha se grupi ishte kundër ‘gënjeshtrave’ të ‘automjeteve të pretenduara të pastra, miqësore me klimën me bateri’ të kompanisë, duke argumentuar se ato kanë një efekt të dëmshëm në mjedis dhe gjithashtu goditi edhe kreun e kompanisë Elon Musk si dhe projektin e tij SpaceX .

Fabrika e Tesla, që thotë se mund të prodhojë 500,000 makina të saj Model Y, do të hapej më 1 korrik, por kjo datë është shtyrë përsëri në fund të vitit 2021 për shkak të planeve të zgjerimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *