Vendosni fjalën kyçe....

Debate në rrjet për veprën para Arenës- I ngjan Covid-it apo diellit?!


Një vepër e ekspozuar para stadiumit ‘Air Albania’ në Tiranë ka ngjallur debate në rrjet.

Bëhet fjalë për një strukturë metalike që në pamje të parë i ngjan strukturës së koronavirusit përgjegjës për pandeminë Covid-19 që ka goditur mbarë globin.

Ndërsa një ngjashmëri vepra e tij ka edhe me diellin, gjë që ka sjellë debate në rrjet nëse është vepra është ylli që ngroh planetin tonë apo koronavirusi që shkaktoi pandeminë me më shumë se 3.5 milionë viktima deri tani në mbarë botën.

Një tjetër vepër e Xhixhës është e ekspozuar në Tiranë. Bëhet fjalë për një tjetër stukturë metalike që është vendosur në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, vepër e vitit 2018 e titulluar ‘Cosmic S’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *