Vendosni fjalën kyçe....

“Uji i papijshëm në Tiranë në vitin 2017”, Meta: Prokuroria të nxjerrë para drejtësisë ata që rrezikuan shëndetin e qytetarëve


Presidenti Meta i ka bërë thirrje prokurorisë që të vërë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit lidhur me vendimin e gjykatës së Tiranës ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve.

Sipas gjykatës, kjo ndërmarrje ka furnizuar qytetarët më ujë të papijshëm në rubinetat e tyre në vitin 2017.

Kreu i shtetit shkruan në Facebook se të gjithë ata që kanë vënë në rrezik të madh shëndetin e banorëve të Tiranës duhet të dalin para drejtësisë.

“Qytetarët e Tiranës meritojnë mbrojtje të garantuar të shëndetit përmes shërbimeve shtetërore, që mbahen dhe paguhen me taksat e tyre. E përshëndes aktivizimin e shoqërisë civile në këtë rast për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga papërgjegjshmëria dhe keqfunksionimi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës, në varësi të Bashkisë, që siç faktohet nga të dhënat e bëra publike, ka rrezikuar jetën e tyre duke i furnizuar me ujë të papërdorshëm sipas parametrave. Tashmë, që pritet arsyetimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, çështja duhet të ndiqet edhe në instancat më të larta shtetërore, ndërkohë të dhënat e bëra publike, duhet të vënë në lëvizje Prokurorinë për të hetuar deri ku arrin shkalla e përgjegjësisë dhe e shkeljes së ligjit, për të nxjerrë para drejtësisë këdo, që ka vendosur në rrezik masiv shëndetin e banorëve të kryeqytetit. Mbrojtja e shëndetit dhe e jetës së qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, veçanërisht në këtë periudhë pandemie, duhet të jetë prioritet absolut.” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *